Sot, në ambientet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, u zhvillua Ceremonia e Bluzave të Bardha, një moment emocionues për studentët e vitit të parë të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët për herë të parë veshën bluzën e bardhë, simbolin e përgjegjësisë, përkushtimit dhe humanizmit në profesionin e tyre të ardhshëm.
Rektori, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse, uroi studentët për zgjedhjen e tyre dhe i inkurajoi të ecin me përkushtim në rrugën e dijes dhe shërbimit ndaj jetës.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Evis Sala vlerësoi përkushtimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm të shëndetësisë dhe theksoi rëndësinë e këtij momenti në formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetësisë, që do t’i shërbejnë me dinjitet dhe humanizëm shoqërisë shqiptare.
Ceremonia shënon fillimin e një udhëtimi të ri, ku përgatitja akademike bashkohet me vlerat e etikës dhe humanizmit – themelet e çdo profesionisti të shëndetësisë.
Urime të gjithë studentëve! Rruga drejt misionit tuaj sapo ka filluar.


















