Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe në Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit Administrativ të UMT-së nr. 40 datë 04.07.2019 “Për miratimin e numrit të personelit të UMT-së, në të gjitha nivelet” i ndryshuar, si dhe Urdhrin e Rektorit nr. 41, datë 19.06.2025 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për vendin e punës”Përgjegjës” në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll Arkivës, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore, në Universitetin eMjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për një vend të lirë pune, me kohë të plotë “Përgjegjës” në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll Arkivës, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë :
I. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhedokumentacioni përkatës për pozicionin e punësvakant personel ndihmës akademik me karakteradminstrativ, me kohë të plotë, “Përgjegjës” nëSektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të jenë si më poshtë :
Kritere të përgjithshme:
1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” oseekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike oseekonomike;
2. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite, eksperienca e punës në institucionet publike përbenavantazh;
3. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
4. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore(Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
5. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
6. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë tëgjykatës për kryerjen e një vepre penale;
9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrënpërkatëse
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë zyrës sëProtokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:
1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkëme listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet qëvërtetojnë eksperiencën në punë);
6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajvetë fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
9. Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015;
10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhenë kriteret;
11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnëvlerësimet pozitive në punë;
12. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrëbrenda tri muajve të fundit.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasibëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në zyrën e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune ngashpallja ne Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
II. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
− Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Përarsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
− Njohuri mbi aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative;
III. Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën [email protected]