Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) vijon bashkëpunimin me Universitetin “Gabriele d’Annunzio”, Chieti–Pescara (Itali), në kuadër të programit Erasmus+.
Qëllimi i bashkëpunimit është promovimi i shkëmbimeve akademike dhe profesionale për studentët, stafin akademik dhe administrativ, duke nxitur përvojën ndërkombëtare dhe shkëmbimin e njohurive.
Marrëveshja përfaqëson një tjetër hap domethënës në rrugën e ndërkombëtarizimit të UMT-së, duke ndërtuar ura bashkëpunimi të qëndrueshme me institucione të arsimit të lartë në Evropë dhe më gjerë.