MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+ MIDIS UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT PAVOL JOZEF ŠAFARIK, KOSHICË, SLLOVAKI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë vijon bashkëpunimin me Universitetin Pavol Jozef Šafárik, Koshice, Sllovaki, në kuadër të programit Erasmus+.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të nxisë bashkëpunimin akademik dhe ndërinstitucional, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe administrativ të të dy institucioneve, përmes përvojës ndërkombëtare, zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të njohurive.

Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duke forcuar partneritetet me universitetet e huaja të arsimit të lartë dhe duke kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj