Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, është anëtar me të drejta të plota në Shoqatën e Universiteteve të Ballkanit (BUA). BUA është një rrjet universitar, që përbëhet nga 66 universitete anëtare dhe përfshin vendet e Ballkanit dhe Evropës Lindore. Ky rrjet është krijuar për të mundësuar lidhje të ngushta mes universiteteve të Ballkanit në ofrimin e programeve të përbashkëta të studimit, shkëmbimin studentor dhe të personelit akademik, si dhe në punimet e përbashkëta shkencore.