Search
Close this search box.

Përmirësimi cilësor i infrastrukturës së Laboratorit të Biologjisë Molekulare në shërbimin e Laboratorit të Gjenetikës Klinike me aplikimin e teknikave gjenomike të avancuara (Next Generation Sequencing)

Projekti me temë “Përmirësimi cilësor i infrastrukturës së Laboratorit të Biologjisë Molekulare në shërbimin e Laboratorit të Gjenetikës Klinike me aplikimin e teknikave gjenomike të avancuara (Next Generation Sequencing)”, drejtuar nga Prof. Dr. Anila Laku (Babameto);

Qëllimi i këtij projekti është të krijojë infrastrukturë për aplikimin e teknikave bashkëkohore për të kryer kërkim shkencor në fushën e Biologjisë Molekulare (BM). Duke investuar në paisje dhe teknologji të reja, ne krijojmë mundësinë për diagnozën molekulare të sëmundjeve me prevalencë të lartë, si sëmundjet neuromuskulare, si dhe aplikimin e teknikave molekulare të avancuara për diagnozën dhe trajtimin e hemopative malinje dhe tumoreve solide.

Përmirësimet në infrastrukturë mund të çojnë në krijimin e rezultateve më të detajuara dhe më të besueshme, pasi paisjet dhe metodat molekulare të avancuara ofrojnë një nivel më të lartë të saktësisë dhe ndjeshmërisë.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj