Projekti me temë “Mbështetja dhe fuqizimi infrastrukturor i Laboratorëve të praktikës profesionale, pranë FSHMT-së” drejtuar nga Prof. Dr. Ilirjana Zekja.
Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës praktike mësimore në programet e kujdesit shëndetësor përmes pajisjes së laboratorëve me teknologji bashkëkohore dhe mjete didaktike.
Objektivat specifike të projektit përfshijnë:
- Pajisjen e laboratorëve të infermierisë me aparatura moderne për zhvillimin e aftësive praktike dhe edukimin efektiv të studentëve.
- Krijimin dhe kompletimin e laboratorit të praktikës profesionale për programin e Logopedisë.
- Kompletimin dhe përmirësimin e laboratorit të praktikës profesionale për programin e Mamisë.
- Sigurimin e kiteve, reagentëve dhe aksesorëve të nevojshëm për zhvillimin efikas të praktikës laboratorike për studentët e programit të Teknikës së Laboratorit.
Kjo nismë do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së arsimit praktik, duke përgatitur studentët në mënyrë më të plotë për sfidat e profesionit të tyre.