Search
Close this search box.

Infeksionet kirurgjikale dhe trajtimi i tyre para dhe pas përmirësimit infrastrukturor

Projekti me temë “Infeksionet kirurgjikale dhe trajtimi i tyre para dhe pas përmirësimit infrastrukturor” drejtuar nga Prof. Dr. Krenar Lilaj.

Duke pasur parasysh përmirësimet e fundit në infrastrukturën kirurgjikale, e cila tani është modernizuar sipas kërkesave ndërkombëtare, pas këtyre përmirësimeve është e logjikshme të priten ndryshime në cilësinë e procedurave para, gjatë dhe pas operacionit. Megjithatë, mungojnë të dhënat për këto komplikacione postoperatore, të cilat në vendet e zhvilluara të BE-së, siç janë Italia, Franca, Gjermania dhe në SHBA, përbëjnë rreth 11-20% të komplikacioneve kirurgjikale. Qëllimi i këtij projekti është të krijojë një bazë të dhënash të përditësuara për këtë problematikë, e cila ka një ndikim të konsiderueshëm mjekësor dhe socio-ekonomik, dhe të kontribuojë në përmirësimin e parandalimit dhe trajtimit të këtyre komplikacioneve, duke u bazuar në infrastrukturën e tanishme dhe udhëzimet ndërkombëtare.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj