Search
Close this search box.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i Mjekësisë Graz, Austri, kanë rinovuar marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus+, duke vijuar një partneritet të konsoliduar ndër vite.

Ky nënshkrim konfirmon angazhimin e përbashkët për të thelluar shkëmbimet akademike, kërkimore dhe kulturore mes dy institucioneve të arsimit të lartë.
Ky bashkëpunim do të mundësojë mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, duke ofruar mundësi për studime dhe trajnime ndërkombëtare.
Gjithashtu, ky është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar mundësitë akademike dhe profesionale të studentëve dhe stafit, dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në nivel ndërkombëtar.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj