Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe Universiteti i Granadës, Spanjë, vazhdojnë partneritetin e tyre në kuadër të programit Erasmus+, duke krijuar mundësi të reja për mobilitetet e studentëve, stafit akademik dhe administrativ.
Kjo marrëveshje synon të nxisë shkëmbimet akademike, kërkimore dhe kulturore mes dy institucioneve, duke kontribuar në zhvillimin profesional dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.