Në kuadër të projektit fitues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për vitin akademik 2023-2024, me temë “Mbështetja dhe fuqizimi infrastrukturor i laboratorëve të praktikës profesionale pranë FSHMT-së”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka investuar në pajisje të avancuara për të përmirësuar aftësitë praktike të studentëve dhe për të forcuar bazën kërkimore të institucionit.
Laboratorët e përmirësuar përfshijnë:
Laboratori Infermieri-Mami – Manikina të avancuara për simulime (CAE Juno, CRiSis, Noelle, Aria), krevate spitalorë elektrikë, krahë për marrje gjaku, tavolina mjekimi, glukometra.
Laboratori Klinik-Biokimik, Hematologjik, Hormonal – Kite dhe reagentë për analiza të gjakut, hormonale dhe biokimike, përfshirë ELISA dhe HumaClot Laboratori i Logopedisë – Shtrat pacienti dhe 2 sisteme Logopedia Bayley-4 për vlerësimin e zhvillimit të fëmijëve.
Ky investim jo vetëm që fuqizon formimin profesional të studentëve, por edhe mbështet kërkimin shkencor në UMT, duke krijuar mundësi të reja për projekte inovative dhe avancimin e shkencave mjekësore.
Me këto përmirësime, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë synon të rrisë cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke krijuar një mjedis akademik sa më të afërt me realitetin e kujdesit shëndetësor.