Search
Close this search box.

HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR SPECIALIZANTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN MJEKËSOR, GRAZ, AUSTRI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikim për mobilitet për specializantë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin Mjekësor, Graz, Austri

Mobiliteti përfshin:

  • Traineeship për ciklin e tretë të studimeve (specializantë)

Kohëzgjatja e mobilitetit:

  • 2 muaj

Numri i kuotave: 

  • 1 (një)

Fusha: Mjekësi

Bursa përfshin:

  • Kompensimin për 2 muaj: 1,975 Euro
  • Koston e udhëtimit: 275 Euro

Për tu njohur me Universitetin Mjekësor, Graz, Austri klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.medunigraz.at/en

Dokumentet që duhet të dorëzohen;

  • Formular aplikimi; Shkarko
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Vërtetim studenti (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
  • Listë notash të diplomës paraardhëse (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
  • Certifikatë që vërteton njohuritë e gjuhës së huaj (e njësuar me origjinalin);
  • Formulari i deklarimit. Shkarko

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.

Dërgimi i dokumentacionit:

Me email: [email protected]

Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Afati i fundit për aplikim: 13.03.2025

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj