Në kuadër të projektit fitues ndërkombëtar BIOSINT “Strengthening capacities and digital competences in biomedical education through internationalization at home”, i financuar nga Erasmus+ dhe me koordinator Prof. Edit Xhajanka, Fakulteti i Mjekësisë Dentare është pajisur me teknologji të avancuar për të mbështetur procesin mësimor dhe kërkimor.
Nëpërmjet këtyre projekteve, ftojmë stafin akademik dhe kërkuesit shkencorë të Universitetit të Mjekësisë që të angazhohen në mundësitë që ofrohen nëpërmjet thirrjeve të hapura, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së edukimit dhe kërkimit shkencor.
Laboratori i ri është i pajisur me:
Smartboard për leksione interaktive,
1 kompjuter All-in-One 23″,
4 laptopë për përdorim akademik,
9 kompjuterë desktop për analizë dhe studime laboratorike,
1 mikrofon për video-konferenca,
1 televizor për demonstrime praktike.
Ky projekt synon forcimin e kapaciteteve dixhitale duke rritur cilësinë e edukimit në shkencat biomjekësore.