Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Acibadem

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi (MoU) me Universitetin Acibadem, një nga institucionet më të njohura akademike në fushën e mjekësisë në rajon dhe më gjerë.
Ky partneritet synon të:
  • Nxisë shkëmbimin akademik dhe profesional mes dy institucioneve
  • Ofrojë trajnime të avancuara për studentët dhe mjekët e rinj
  • Zhvillojë projekte të përbashkëta kërkimore dhe programe të zhvillimit të vazhdueshëm profesional
  • Harmonizojë standardet e arsimit dhe praktikës mjekësore me ato ndërkombëtare
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të cilësisë së arsimit mjekësor dhe kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj