Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për trajnim në Universitetin Pavol Jozef Safarik, Koshice, Sllovaki

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për në Universitetin Pavol Jozef Sarik, Koshice, Sllovaki.

Lloji i mobilitetit: 

Shkëmbimi i stafit akademik të shëndetit publik për trajnim

Kohëzgjatja e mobilitetit: 

5 ditë +2 ditë udhëtim

Numri i kuotave:

2 (dy)

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (170 EURO në ditë për stafin)
  • Kostot e udhëtimit në varësi të distances midis universitetit pritës dhe atij të origjinës

 

Për t’u njohur me Universitetin Pavol Jozef Safarik, Koshice, Sllovaki klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.upjs.sk/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 07.02.2025

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj