Fakulteti i Mjekësisë Dentare
Programet

Përshkrimi i Fakultetit

Në vitin 1959, pranë Fakultetit të Mjekësisë u krijua Dega e Stomatologjisë, e cila fillimisht u përfaqësua nga një grup pedagogësh të brendshëm dhe të jashtëm. Më 1964, kjo degë u organizua në tri katedra të veçanta: Katedra e Terapisë, Katedra e Kirurgjisë dhe Katedra e Ortopedisë Stomatologjike. Pas një periudhe të suksesshme, në vitin 1998, këto tri katedra u bashkuan dhe formuan një Departament të vetëm, i cili mbeti i tillë deri në vitin 2011, kur u krijuan tre seksione të reja: Terapia, Kirurgjia Oro-Maxillo-Faciale dhe Ortopedia Stomatologjike, të cilat u integruan në Njësinë Bazë të Stomatologjisë.

Fakulteti i Mjekësisë Dentare, si një strukturë e pavarur, u themelua në vitin 2013, nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM Nr. 43), duke u shkëputur nga Fakulteti i Mjekësisë. Aktualisht, Fakulteti është i ndarë në tri departamente të specializuara: Departamenti i Terapisë Stomatologjike, Departamenti i Kirurgjisë Oro-Maxillo-Faciale dhe Paraklinike, dhe Departamenti i Ortopedisë Stomatologjike.

Fakulteti i Mjekësisë Dentare ofron programe studimi në ciklin parë, ciklin e dytë dhe në ciklin e tretë të studimeve, si më poshtë:

Programe te ciklit të parë:

  • Programi “Bachelor” në “Higjenist Dentar”
  • Programi “Bachelor” në “Teknikë Dentare”

Programe të ciklit të dytë:

  • Program i ciklit të dytë të integruar “Master i Shkencave” në “Stomatologji”

Programe të ciklit të tretë:

  • Programe të Specializimeve Afatgjata
  • Programe të Studimeve të Doktoratës

Programi i studimit të ciklit të dytë të integruar “Master i Shkencave” në “Stomatologji”

Programi i studimit të ciklit të dytë të integruar “Master i Shkencave” në “Stomatologji” zgjat 5 vite akademike dhe përmban 300 kredite universitare (ECTS), të cilat përfshijnë aktivitetin didaktik, praktikën paraklinike dhe klinike.

Programi “Bachelor” në “Teknikë Dentare”

Programi i studimit “Bachelor” në “Teknikë Dentare” zgjat 3 vite akademike dhe përmban 180 kredite universitare (ECTS), të cilat përfshijnë aktivitetin didaktik, praktikën paraklinike dhe klinike.

Programi “Bachelor” në “Higjenist Dentare”

Programi i studimit “Bachelor” në “Higjenist Dentar” zgjat 3 vite akademike dhe përmban 180 kredite universitare (ECTS), të cilat përfshijnë aktivitetin didaktik, praktikën paraklinike dhe klinike.

Program studimi i ciklit të tretë Specializim Afatgjatë në "Ortodonci"

Specializimi afatgjatë në Ortodonci ofron trajnim të plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve dento-faciale. Programi përfshin përgatitje teorike dhe praktike në përdorimin e aparateve ortodontike, analizën cefalometrike, dhe planifikimin e trajtimeve individuale. Mjekët aftësohen në përdorimin e teknologjive moderne, përfshirë ortodoncinë digjitale dhe sistemet me aligner, si dhe në menaxhimin e rasteve komplekse në bashkëpunim me specialitete të tjera.

Program studimi i ciklit të tretë Specializim Afatgjatë në "Kirurgji maksilo-faciale​"

Specializimi afatgjatë në Kirurgji Maksilo-Faciale ofron trajnim të avancuar në diagnostikimin, planifikimin dhe trajtimin kirurgjik të patologjive dhe deformimeve të kompleksit kranio-maksilo-facial. Programi përfshin përgatitje teorike dhe praktike në fushat e kirurgjisë ortognatike, traumatologjisë faciale, kirurgjisë rekonstruktive dhe onkologjisë orale. Mjekët aftësohen në përdorimin e teknikave moderne kirurgjikale, përfshirë planifikimin dixhital 3D, navigimin kirurgjikal dhe ndërhyrjet multidisiplinare në bashkëpunim me specialitete si ORL, kirurgjia plastike dhe stomatologjia.

Program studimi i ciklit të tretë Specializim Afatgjatë në "Terapi Stomatologjike​"

Specializimi afatgjatë në Terapi Stomatologjike ofron trajnim të avancuar në diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dentare dhe orale. Programi përfshin përgatitje teorike dhe praktike në fushat e endodontisë, periodontologjisë, stomatologjisë konservative dhe mjekësisë orale. Mjekët aftësohen në përdorimin e materialeve dhe teknikave moderne të restaurimit, trajtimin e infeksioneve dentare, si dhe menaxhimin e rasteve komplekse orale në bashkëpunim me specialitete të tjera të stomatologjisë dhe mjekësisë.

Program studimi i ciklit të tretë Specializim Afatgjatë në "Pedodonti"

Specializimi afatgjatë në Pedodonti ofron trajnim në diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dentare tek fëmijët dhe adoleshentët. Programi përfshin menaxhimin e kariesit, trajtimet restauruese dhe endodontike në dhëmbët e qumështit dhe të përhershëm, si dhe parandalimin e anomalive dento-alveolare. Theksi vihet tek përdorimi i teknikave moderne minimalisht invazive dhe qasjeve të përshtatura për menaxhimin e sjelljes së fëmijëve.

Program "Doktoratë" në "Mjekësi Dentare" me nënfushë “Shkenca Dentare”

Programi i studimit “Doktoratë” në “Mjekësi Dentare” me nënfushë “Shkenca Dentare” është program i ciklit të tretë të studimeve universitare. Ky program synon zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe shkencore në fushën e shkencave dentare, duke u fokusuar në avancimin e njohurive mbi patologjinë dhe kërkimin shkencor të strukturave dhe funksioneve të sistemit dento- maxilofacial.

Program "Doktoratë" në "Mjekësi Dentare" me nënfushë “Teknologji dentare dhe ortodonci​”

Programi i studimit “Doktoratë” në “Mjekësi Dentare” me nënfushë “Teknologji dentare dhe ortodonci” është program i ciklit të tretë të studimeve universitare. Ky program synon zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe shkencore në fushën e teknologjisë dentare dhe ortodoncisë, duke u fokusuar në avancimin e njohurive mbi teknikat moderne të trajtimit dentar dhe korrigjimin ortodontik të anomalive dento-faciale.

Program "Doktoratë" në "Mjekësi Dentare" me nënfushë “Kirurgji Oro - Maksilofaciale​”

Programi i studimit “Doktoratë” në “Mjekësi Dentare” me nënfushë “Kirurgji Oro - Maksilofaciale” është program i ciklit të tretë të studimeve universitare. Ky program synon zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe shkencore në fushën e kirurgjisë oro-maksilofaciale, duke u fokusuar në avancimin e njohurive mbi diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin kirurgjikal të patologjive dhe deformimeve të fytyrës dhe gojës.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj