Projekti DigiCare4You

DigiCare4You është një projekt i programit Horizon2020, i cili do të zhvillojë dhe zbatojë një ndërhyrje të bazuar në prova në nivel komunitar, duke përdorur shkollat si pikë hyrëse, bazuar në studimin Feel4Diabetes. Projekti do të përfshijë një procedurë dyhapëshe të shqyrtimit, me qëllim identifikimin e familjeve me rrezik të lartë për zhvillimin e Diabetit të Tipit 2 (T2D) dhe/ose hipertensionit. Kjo do të pasohet nga një ndërhyrje që kombinon përdorimin e mjeteve digjitale dhe aktiviteteve mbështetëse për mirëqenien e familjeve në shkolla dhe komunitet.

Zgjidhja DigiCare4You njeh ndryshimet në sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë Evropën dhe, duke marrë parasysh grupet vulnerabël dhe të pambuluara mirë me shërbime, do të zbatohet në dy vende me të ardhura të mesme (Albania dhe Bullgaria) dhe në dy vende me të ardhura të larta (Greqia dhe Spanja), duke synuar më shumë se 10,000 familje.

DigiCare4You përfaqëson një zgjidhje inovative, të lehtë për t’u zbatuar, me kosto të ulët dhe të qëndrueshme, e cila do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të shërbimeve shëndetësore dhe konsolidimin e sistemeve të kujdesit parësor në vende të ndryshme, si dhe në adresimin e nevojave dhe preferencave specifike të individëve në rrezik për T2D dhe/ose hipertension, teksa ata përvetësojnë zakone të shëndetshme dhe përfshihen në aktivitete që mbështesin mirëqenien e tyre. Duke synuar të jetë një zgjidhje tërësisht e shkallëzueshme dhe e transferueshme, do të zhvillohet një plan veprimi për të ndihmuar politikëbërësit në vlerësimin e realizueshmërisë dhe efektivitetit të zgjidhjes DigiCare4You në rajonet/vendet e tyre dhe në promovimin e kujdesit të përqendruar te individi dhe të shërbimeve të integruara shëndetësore në Evropë dhe më gjerë.

Bordet Këshillimore të Aktorëve Vendorë (SABs) në secilin prej vendeve të zbatimit të projektit (Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe Spanjë) përbëhen nga politikëbërës, organizata shkencore dhe të politikave shëndetësore kombëtare, shoqata pacientësh, etj., të cilat janë të përfshira në projekt. Këto borde janë të angazhuara që në fillim të projektit dhe përgjatë gjithë kohëzgjatjes së tij, pasi DigiCare4You synon të ndjekë një qasje kërkimore të bazuar në komunitet dhe pjesëmarrje, duke bashkëpunuar ngushtë me SAB-të lokale në të gjitha aktivitetet e projektit.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj