PROJEKTI IDEA

Inclusive Tertiary Education in West Balkans/ IDEA;
618859-EPP-1-2020-1-AL-EPPKA2-CBHE-JP (2021-2024)

Rreth Nesh:

IDEA synon të adresojë një nga sfidat kryesore që Evropa dhe rajoni i Ballkanit, veçanërisht, do të përballen deri në fund të viteve 2020 dhe të mbështesë axhendën politike të Evropës për barazi dhe përfshirje sociale në arsimin e lartë (AL).

Qëllimi

Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë qasjen, të krijojë kushte për arsimin inkluziv dhe të zhvillojë mundësi punësimi për personat me aftësi të kufizuara (SwD) dhe studentët me vështirësi mësimi në Ballkanin Perëndimor, përmes ndërtimit të kapaciteteve të njësive të shërbimeve për studentët, fakulteteve, administratës, studentëve dhe organeve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë (IAL) të vendeve partnere dhe ministrive të arsimit përkatëse, duke zhvilluar praktika moderne përfshirjeje, teknologji asistive dhe rrjetëzim, të cilat do të përfitojnë gjithashtu grupet e pafavorizuara në nivelet e ulëta të arsimit (arsimi fillor dhe i mesëm).

Propozimi i projektit Arsimi i Lartë Inkluziv në Ballkanin Perëndimor (IDEA) është inovativ, në kuptimin që prezanton ide dhe metoda të reja lidhur me përfshirjen dhe aksesueshmërinë e SwD në arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht dispozitave ligjore në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi për aksesueshmërinë, përfshirjen dhe detyrimet e diversifikimit të IAL-ve ndaj SwD, siç është treguar në fillim të këtij seksioni, realiteti ka ende shumë mangësi.

Për më tepër, një sërë shërbimesh që do të zhvillohen me ndihmën e teknologjisë janë gjithashtu inovative, pasi ato do të aplikohen për herë të parë në gjuhën shqipe, duke përfituar jo vetëm SwD, por edhe nxënësit me aftësi të kufizuara. Këto janë shërbime digjitale që ofrojnë materiale dhe shërbime mësimi të aksesueshme për të hequr pengesat ndaj aftësive për të lexuar materialet me shtyp. Këto shërbime mbështesin ciklin e konvertimit dhe furnizimit të teksteve akademike në gjuhën shqipe në formate digjitale të aksesueshme sipas llojit të aftësisë së kufizuar.

Objektivat Specifikë

Për të përmirësuar barazinë e qasjes, qëllimi i përgjithshëm i projektit është të punojë për realizimin e objektivave të mëposhtëm:

  1. Krijimi dhe / ose përmirësimi i strukturave dhe protokolleve të mbështetjes institucionale për të mundësuar hyrjen në Arsimin e Lartë dhe për të nxitur konsolidimin e një kulture të integrimit shoqëror dhe aksesit brenda universiteteve partnere pë studentët me nevoja të veçanta.
  2. Rritja e kapaciteteve menaxheriale dhe administrative të personelit të IAL-ve partnere që merren dhe zbatojnë praktikat e arsimit gjithëpërfshirës.
  3. Pajisja e Njësive Mbështetëse për studentët me Aftësi të Veçanta me një teknologji ndihmëse efektive dhe përkatëse.
  4. Rritja e bashkëpunimit për marrëdhëniet e jashtme, për të përmirësuar aksesin e Arsimit të Lartë dhe punësimin e studentëve me aftësi të veçanta.
  5. Rritja e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të publikut dhe studentëve, për rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës si brenda institucioneve të arsimit ashtu edhe për shoqërinë.

Institucionet Partnere të Projektit janë:

  1. Universiteti Polis
  2. Universiteti Aleksandër Moisiu-Durrës
  3. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  4. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
  5. Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”
  6. Universiteti Epoka
  7. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
  8. Kolegji i Biznesit Ndërkombëtar, Mitrovicë
  9. Kolegj Universum
  10. Universiteti Donja Gorica
  11. Universiteti Kombëtar i Athinës
  12. Universiteti Masaryk
  13. Universiteti i Limerick
  14. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF)
  15. Shoqata e Paraplegjikëve dhe Fëmijëve të Paralizuar në Kosovë (HANDYKOS)
  16. Shoqata e Rinisë me Aftësi të Kufizuara në Mal të Zi (AYDM)

Lista e Partnerëve të Asociuar:

  1. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve – Shqipëri
  2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Kosovë
  3. Ministria e Arsimit dhe Sporteve – Mal i Zi
sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj