Dija që shëron, e ardhmja që ju pret – nisni rrugëtimin tuaj në mjekësi!
Fjala e rektorit
Në universitetin tonë synojmë të formojmë një format të ri të profesionistit shëndetësor; të aftë të integrohet natyrshëm në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe spitalet bashkëkohore; aty ku kujdesi për pacientët kombinohet me Edukimin dhe Kërkimin Shkencor.
Me konsideratë,
Prof. Dr. Xheladin Draçini
Rektor
Krijimi i Universitetit erdhi si rrjedhojë e ndryshimeve rrënjësore në strukturat e institucioneve të arsimit të lartë publik në Shqipëri. Promovimi i Fakultetit të Mjekësisë në një Universitet publik dhe krijimi i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ishte një nevojë e domosdoshme për përgatitjen profesionale të stafit mjekësor në Shqipëri, që të interpretojë dhe të orientojë sa më mirë transformimet dhe zhvillimet thelbësore të kohës, duke garantuar përpunimin, inovacionin, transferimin dhe vlerësimin e njohurive në avantazh të individit dhe të shoqërisë.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizon një sërë aktivitetesh akademike që promovojnë diversitetin, kulturën dhe shkëmbimin e njohurive. Për studentët tanë, këto aktivitete janë një mënyrë e shkëlqyer për të ndërtuar lidhje të reja dhe për të shfaqur talentet e tyre.
Laboratorët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ofrojnë pajisje dhe teknologji moderne të avancuara për kërkime shkencore dhe praktika laboratorike.
Ndërkombëtarizimi është prioritet kryesor për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duke ofruar mundësi për bashkëpunime akademike dhe partneritete me institucione ndërkombëtare.
Marrëveshjet e bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë janë një komponent kyç i strategjisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Sportet luajnë një rol të rëndësishëm në jetën studentore, duke ofruar mundësi për një mënyrë jetese aktive, bashkëpunim dhe zhvillim të aftësive personale. Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, studentët mund të marrin pjesë në një gamë të gjerë aktivitetesh sportive, nga futbolli dhe basketbolli, te volejbolli, atletika dhe sportet individuale.
Kërko informacion, event, njoftim etj